Kujtimi Admin
Numri i postimeve : 163 Pikët : 523 Allahu të shpërbleftë : 4 Join date : 31/08/2010 Age : 33 Location : Prizren
| Titulli: Turqi: Profesorët i fotografojnë studentet me shami Sat Oct 23, 2010 2:05 am | |
| Turqi: Profesorët i fotografojnë studentet me shami
Akademikët nga disa universitete turke fotografojnë studentët që bartin shaminë pas direktivës nga YOK-u (Këshillit për arsimit të lartë të Turqisë), në mënyrë që t'i shënojnë studentet e mbuluara në klasa, gjë që ka shqetësuar studentët si dhe të interesuarit tjerë për këtë problem
"Vetëm për mua, tanimë ekzistojnë 15 raporte zyrtare", tha studentja nëntëmbëdhjetë vjeçare biologjisë në Universitetin e Stambollit, e cili preferon të mbetet anonime. Studentja, gjithashtu, tha profesorët i fotografojnë pa leje në klasë, në mesin e 180 të pranishmëve. "Nuk di se si të reagoj . Disa nga profesorët japin deklarata zyrtare, e disa jo. Ata duhet të japin arsye", tha një tjetër student në Universitetin Cerrahpaşa, Fakultet i mjekësisë. Ayşenur Bülbül, studente e vitit të parë në Universitetin Marmara, tha se vijon studimin me shami, por është e shqetësuar për notat e saj, sepse ende pret raportet e profesorëve.
Autoritetet universitare dhe akademikët kanë pohuar se janë duke fotografuar në bazë të letrave qarkore nga YOK-u, ku profesorëve u është urdhëruar të ndalojnë dëbimin e studenteve për shkak të bartjes së shamisë për t'u bërë vetëm një raport zyrtar rreth tyre. "Në letrën e YOK-ut qëndron që materiali vizual mund të shtohet në raportet zyrtare," tha akademiku nga Universiteti i Stambollit. "Por praktika e fotografimit, gjithashtu ka shqetësuar edhe ekspertët ligjorë. Fotografimi i studenteve që bartin shaminë përmes telefonave celular, pa pëlqimin paraprak dhe miratimit të studenteve është kundër etikës dhe rregullave", tha doc dr Yücel Sayman.
Nënpresident i Unionit të fakultetit, prof dr. Esen Aslandoğan, kritikoi krijimin e raporteve zyrtare, duke thënë se ata nuk janë policë.
www.islamgjakova.net
| |
|