Kujtimi Admin
Numri i postimeve : 163 Pikët : 523 Allahu të shpërbleftë : 4 Join date : 31/08/2010 Age : 33 Location : Prizren
| Titulli: Britani: Shkolla e parë për therjen e mishit hallall Sun Oct 31, 2010 4:39 am | |
| Britani: Shkolla e parë për therjen e mishit hallall
Janan Meat në bashkëpunim me NPD Services, për të parën herë, pritet ta hapin shkollën e parë ku do të mbahen kurse për mishtore dhe thertoret hallall
Të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të marrin pjesë në kurse për mishshitës dhe kasap, kujdes ndaj kafshëve, higjienën e ushqimit, sigurinë e shëndetin, dhe sistemin HACCP. Në West Midlands është ndërtuar kompleksi i destinuar për zbatimin në praktikë të njohurive të fituara.
Qendra e trajnimit do të pajiset me teknologjinë e lartë, ku do të instalohen 10 kamera CCTV në depo dhe vendtherrje, të cilat mundësojnë një rreth ideal për punë dhe ushtrime të kursantëve.
Qendra e trajnimit gjendet pranë thertores, linjës për prerje dhe shpërndarjes së mishit, që kursantëve u jep mundësinë t’i tregojnë aftësitë e tyre në mjedisin e përshtatshëm për punë.
Drejtori i kompanisë Janan Meat, Naved Syed shprehet i shqetësuar për mungesë të kualifikimit në industrinë e mishit sipas standardeve hallall, për këtë arsye investimin në një shkollë të tillë e sheh si platformë të nevojshme për t’i inkurajuar hallall industritë që të investojnë në fuqitë e tyre punëtore për t’i përmbushur kërkesat në rritje për mish hallall, bënë të ditur Agjenicioni për certifikim të kualiteteve hallall.
[b] | |
|