Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam
Es selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju deshirojme caste te mira ne forumin 'Zeri Islam', duke deshiruar qe te perfitoni nga ky forum.
Ne qofte se nuk jeni te regjistruar ne forum, atehehere klikoni ne butonin Regjistrohu dhe kjo nuk do te ju marre kohe me shume se 30 sec, ne qofte se jeni i regjistruar, atehere mund te hyni ne forum, duke klikuar ne butonin Identifikohu.
Zëri Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Zëri Islam


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Es selamu alejkum vellezer dhe motra. Forumi "Zeri Islam" me permbajtje fetare, sapo eshte hapur dhe ka nevoje per anetare. Ndihmoni te perhapet fjala e All-llahut.
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Kujtimi (163)
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_lcapMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Voting_barMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_rcap 
abdullahemin-besnikmumin (30)
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_lcapMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Voting_barMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_rcap 
Mustaf (16)
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_lcapMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Voting_barMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_rcap 
Armendi (15)
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_lcapMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Voting_barMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_rcap 
arbnora (13)
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_lcapMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Voting_barMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_rcap 
antimunafikun (9)
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_lcapMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Voting_barMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_rcap 
albert (3)
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_lcapMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Voting_barMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_rcap 
fatlume neziri (3)
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_lcapMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Voting_barMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_rcap 
Ardita (1)
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_lcapMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Voting_barMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_rcap 
Muhamedin.K (1)
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_lcapMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Voting_barMrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Vote_rcap 
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Zekati
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Icon_minitimeSat Sep 17, 2011 4:01 am nga Armendi

» enis rama , nevoja jone per ALLAHUN
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Icon_minitimeSat Sep 17, 2011 3:53 am nga Armendi

» Ramazani
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Icon_minitimeSat Sep 17, 2011 3:46 am nga Armendi

» Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin,e një pyetje nga muslimani!
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Icon_minitimeMon Jun 20, 2011 10:54 am nga Kujtimi

» libri riajdu salihi vellimi i pare ne shitje
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Icon_minitimeMon Jun 20, 2011 10:53 am nga Kujtimi

» rruga me eshkurter per ne xhennet - enis rama
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Icon_minitimeThu Jun 09, 2011 2:37 pm nga abdullahemin-besnikmumin

» Teoria e re: Ne fakt njeriu nuk e mka prejardhjen prej majmunit
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Icon_minitimeWed Jan 05, 2011 1:43 am nga Kujtimi

» Hadithi i dites
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Icon_minitimeFri Dec 31, 2010 11:22 pm nga Kujtimi

» Të diplomuarit e parë të akademisë pedagogjike islame në Gjermani
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Icon_minitimeFri Dec 31, 2010 11:18 pm nga Kujtimi

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 30 më Mon Sep 20, 2021 3:12 pm
Statistikat
Forumi ka 55 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri marisoltompson

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 210 artikuj v 152 temat
Ora
Affiliates
free forum
Vizitat nderkombetare
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Labels=0
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
abdullahemin-besnikmumin
Anetare i ri
Anetare i ri



Numri i postimeve : 30
Pikët : 89
Allahu të shpërbleftë : 10
Join date : 06/10/2010
Location : kamenice

Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Empty
MesazhTitulli: Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT   Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT Icon_minitimeThu Oct 07, 2010 8:40 am

Mrekullit e Fares se Zezë
HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT

Na gëzon fakti se në shtrydhë-torën [fabrikën] “Ebul Kasim” që të iu paraqesim këtë fletushkë disa prej fshehtësive dhe dobive në “kokrrën e zezë” e cila është një ndër mrekullitë e Muhammedit alejhis-selam në sferën e mjekësisë, krahas të tjerëve. Muhammedi alejhis-selam para 14 shekujve na ka treguar se në “kokrrën e zezë” ka shërim nga çdo sëmundje.
Nga Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi alejhis-selam ka thënë:
“Shërbehuni me kokërr të zezë sepse në të ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes.”
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Kokrra e zezë ndryshe emërtohet edhe si kokrra e bereqetit, lihanëz, qimoni i zi, kumini i zi, kumini indian, kokrra e kamenderit etj. Në latinisht quhet Ngela Stive.
Kokrra e zezë përbëhet prej disa elementeve me ndikim të cilat kanë aromë të këndshme, dobi të çuditshme etj.
Në të ka fosfat, hekur, fosfor, karbohidrate, vajra që kanë sekretet e veta. Përmbajnë antibiotik të gjallë që shkatërrojnë viruset dhe gjëra të tjera si: të pëlleshme aktive, po ashtu përmban enzime tretëse [materie tretëse] antiacidike si dhe materie qetësuese dhe aktivizuare në të njëjtën kohë.
E sa e sa çudira, sekrete dhe dobi gjinden në farën e zezë që ende nuk i kanë hasur hulumtuesit.
Pa dyshim, atë do ta gjejnë se u mjafton nga barnatorja dhe mjeku, e në veçanti vaj i saj.


Shkenca bashkëkohore vërteton këtë mrekulli!

Prej kur ka treguar Muhammedi alejhis-selam se në kokrrën e zezë ka shërim për çdo sëmundje, shpjeguesit e shkencës së hadithit u orvaten, secili në bazë të angazhimit dhe mundësisë që posedon, që ta sqarojnë dhe ta vërtetojë se vërtetë në kokrrën e zezë ka shërim për çdo sëmundje duke përmendur disa sëmundje që shërohen përmes kokrrës së zezë.
Mirëpo ato sëmundje që ata i përmendin janë shumë pak dhe simbolike.

Andaj si mund të përputhet fjala “çdo” e përmendur në hadithin e lartshënuar [ka shërim prej çdo sëmundje] shpjegues?
Kjo pyetje mbeti kështu gjatë pa përgjigje bindëse deri sa deshi Allahu dhe një mjekë mysliman në Amerikë i quajtur Dr. Ahmed El-Kadi, Allahu e shpërbleftë e sqaroj mrekullinë profetike dhe e përhapi publikisht.
Ai duke qenë i specializuar ne medicinë, pasi që lexoj hadithin e kokrrës së zezë u inspirua të mendoj se patjetër kokrra e zezë duhet të ketë lidhje me diçka në trupin e njeriut që ka lidhje me çdo sëmundje dhe ajo është sistemi i imunitetit.
Ky sistem është përgjegjës kryesor për mbajtjen e trupit të njeriut nga çdo sëmundje që e sulmon.

Kështu pra Dr. Ahmedi u përqendrua në sistemin e imunitetit dhe solli njëzet vullnetar për të bërë provë.
Disa prej tyre i pajisi me kokërr të zezë. Pas disa ditësh, personat që kishin përdorur kokrrën e zezë, vërejtën përmirësim të dukshëm në sistemin e imunitetit.
Pastaj zgjodhi 2 qeliza nga qelizat e sistemit të imunitetit në gjak.
Njëra prej tyre ndihmon sistemin mbrojtës, kurse tjetra ushqehet me bakterje.

- Sa i përket qelizës së parë, në studimin e tij se sa ka ndikuar në të kokrra e zezë, ka konstatuar se është përmirësuar për 72%.
- Kurse qeliza e dytë që ushqehet me bakterie dhe sëmundja është përmirësuar, sipas konstatimit të tij,
del për 73%.

Kjo është sa i përket kokrrës së zezë në veçanti.
Mirëpo Dr. Ahmet El-Kadi ka thënë se në Kur’an është një ajet që flet për mjaltë, fjala e Allahut...
“Në të [mjaltë] ka shërim për njerëzit.” [Kaptina En-Nahl/69].
E për se të mos i bashkojmë: shërimin e Kur’anit [mjaltin] me: shërimin e Sunetit: [kokrrën e zezë]?
Bazuar në këtë, Ai përgatiti një bari të kompozuar prej mjaltës së bletës dhe kokrrës së zezë duke i shtuar edhe hudhër, e cila po ashtu ka dobi të shumta dhe çudira.

Dhe me këtë komponim ka mjekuar të sëmurë nga kanceri dhe si rezultat i përdorimit të këtij bari, ka vërejtur përmirësim në qelizat që ndihmojnë sistemin e imunitetit në 200%, kurse qelizat ngrënëse të baktereve janë përmirësuar 300%.
Dr. Ahmeti u paraqit me këtë hulumtim në Unionin e Instituteve Amerikane të Shkencave Eksperimentale Biologjike.
Unioni ia miratoi këtë hulumtim dhe e publikoi nëpër agjencitë botërore të lajmeve ku u përhap fama e tij.




Forma dhe përshkrime të provuara në mënyrën e shërimit me kokërr të zezë:

1. Për shërimin e kokë-dhembjes: Ibnul Kajjimi në librin e tij - Zadul Mead - në pjesën speciale rreth - Mjekësisë pejgamberike - ka thënë: Lyerja e kokës me vaj [vajimi] i kokës me të [vaj të kokrrës], bënë dobi kundër
kokë-dhembjes së ftohët.
Mënyra e dytë: “Lyerja e vendit të dhimbjes së kokës duke fërkuar me vaj të kokrrës së zezë”.
Mënyra e tretë: “Përzihet lëngu [vaji] i kokrrës së zezë me vaj ulliri dhe ky komponim pikohet në hundë”.
2. Për shërimin e migrenës [dhimbjes së gjysmës së kokës apo fytyrës]:
Merret një sasi e lëngut të karafilit të bluar dhe pak vaj i kokrrës së zezë duke i përzier mirë me miell elbi derisa duke i shtuar mjaltë bëhet si brumë.
Kjo materie e përfituar vendoset në vendin e dhimbjes dhe shtrëngohet me ndonjë leckë në mbrëmje duke e mbajtur për tri ditë rresht, duhet pirë vaj të kokrrës së zezë nga një lugë të vogël në mëngjes [tesëll].
3. Për shërimin e Rrufës [flamës]:
Ka thënë Ibnul Kajjimi në “Zadul Mead”: “Nëse ndrydhet kokrra e zezë [bëhet pudër] dhe qitet në fasulet [napë] për ta afruar te hunda dhe që të përthithet gjithherë, largohet flama.
Po nëse fërgohet kokrra e zezë, pastaj ndrydhet duke qenë e njomë dhe qitet në vaj të ullirit, pastaj pikohet tri herë apo katër herë në ditë, ndihmon për ta luftuar flamën e paraqitur me teshtitje intensive”.
4. Për shërimin e dhembjes së dhëmbëve dhe mishit të tyre dhe dhembjeve të bajameve dhe fytit:
Ka thënë Ibnul Kajjimi: Nëse zihet kokrra e zezë me ufull dhe pastaj shpërlahet goja me lëngun e përfituar nga zierja, ndihmon kundër dhimbjes së dhëmbëve nga të ftohtit.
Mënyra tjetër: Lëngu i përfituar nga vlimi i kokrrës së zezë përdoret duke e shpërlarë gojën, por edhe duke gargaritur, pastaj me vaj të kokrrës së zezë lyhet fyti prej anës së jashtme dhe bajamet nga ana e brendshme.
Hahet një lugë me kokërr të zezë të zier duke e përtypur dhe gëlltitur kur është tesëll.
5. Shërimi i dhembjeve të veshit dhe shurdhimit të rastit:
Për trallisje: Të lyhet tëmthi në dy anët [pjesa në mes të ballit, faqeve dhe veshit] dhe pjesa e pasme e kokës me vaj të kokrrës së zezë.
Për dhimbje të veshit: Pikohet në vesh vaji i kulluar mirë i kokrrës së zezë.
6. Për shërimin e sëmundjeve të syrit: Lyhet pjesa rreth syrit me vaj të kokrrës së zezë para se të flejë.
Disa pika të këtij vaji pihen me çfarë do pije të nxehtë apo me lëng të thjeshtë të karotës [shargarepit].
7. Për shërimin e shtangimit të fytyrës: [paralizës së fytyrës - Fascialis paralysis]:
Ka thënë Ibnul Kajjimi: “Nëse përdoret vaji i kokrrës së zezë përmes hundës, bën dobi kundër paralizës së fytyrës.”
8. Për shërimin e pagjumësisë [insomnisë]: “Gotës me qumësht të ëmbëlsuar me mjaltë i shtohet një lugë e kokrrës
së zezë dhe pihet.”
9. Për shërimin e meningjit [cipës së trurit] dhe trurit: Pihet një lugë me kokërr të zezë dhe pihet lëngu i manaferrës.
10. Për shërimin nga gajasura - mekja - [frymëmarrjes me ndërprerje nga lodhja] dhe frymëmarrjes me vështirësi [gulçimit]: Ibnul Kajjimi ka thënë: Nëse pihet një sasi e vogël e kokrrës së zezë me ujë, ndihmon nga gajasura dhe frymëmarrja me vështirësi [tarentula].
11. Për shërimin e astmës: Inhalohet avulli i vajit të kokrrës së zezë në mëngjes dhe mbrëmje duke futur në gojë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje një lugë me vaj të kokrrës së zezë, i cili përbihet pasi të ketë qëndruar një kohë në gojë, me kusht që kjo të bëhet, në mëngjes, para ushqimit.
Preferohet që përveç kësaj të lyhet kraharori dhe fyti me vaj të kokrrës së zezë para gjumit.
Në përgjithësi sugjerohet përdorimi sa më i tepërt i kokrrës së zezë, sepse një materie që gjendet në të, ndihmon në shërimin e krizave të astmës, në rastet e ndryshme të kollitjes si dhe në shërimin e kollit të bardhë [gërhitjes].
12. Për shërimin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut: Këshillohet që sa më tepër të pihet vaji i kokrrës së zezë.
13. Për shërimin e tensionit të lartë të gjakut: Çdo lloj pijeje të nxehtë i shtohen disa pika të vajit të kokrrës së zezë.
14. Për shërimin e të gjitha sëmundjeve të gjoksit dhe bronkitit:
Një lugë e madhe me vaj të kokrrës së zezë, përzihet në një enë me ujë. Nxehet uji derisa të fillon të avullohet dhe përthithet ai avull. Mbi kokë duhet të mbahet një peshqir. Krahas kësaj duhet përdorur lëngun e vluar të trumzës së përzier me vaj të kokrrës së zezë, mëngjes e mbrëmje.
15. Për tretjen e acideve: Disa pika të vajit të kokrrës së zezë qiten në një gotë me qumësht të nxehtë dhe më pas ëmbëlsohet me mjaltë.
16. Për shërimin e sëmundjeve të lukthit dhe zorrëve:
Ka thënë Ibnul Kajjimi: “Kokrra e zezë e pakëson lagështinë [thartirën] e lukthit”
17. Për shërimin e lëndimit të lukthit: Një lugë të vogël të vajit të kokrrës së zezë qitet në një filxhan me mjaltë, pastaj përzihet me një lugë lëvore të njoma të shtegës.
Kështu në periudhën prej dy muajsh, në çdo mëngjes kur është tesëll, hahet materia e fituar dhe pas saj pihet një gotë me qumësht pa sheqer.
18. Për shërimin e shtangimit të zorrëve: Merren sasi të barabarta prej jensonit [lloj marulle], kumnit dhe mendrës. Përzihen të gjitha, vlohen dhe ëmbëlsohen me mjaltë.
Këtij kompozimi i shtohet një lugë e vogël me vaj të kokrrës së zezë dhe pihet duke qenë i nxehtë.
Preferohet lyerja e vendit ku ka dhembje me vaj të kokrrës së zezë.
19. Për shërimin e mëlçisë [shetkës]: Një shtresë e brumit të fituar nga kokrra e zezë me vaj të ullirit, qitet në ndonjë fashë dhe para se të flejë vendoset në anën e majtë pasi të jetë ngrohur pak. Në të njëjtën kohë, duhet pi një gotë të ujit të vluar të ang.fenugreek me mjaltë të përzier me një lugë të vogël të vajit të kokrrës së zezë.
Kjo terapi duhet të zgjasë dy javë.
20. Për shërimin e fryrjes dhe lirimit të gazrave: Ka thënë Ibnul Kajjimi:
“Kokrra e zezë, largon fryrjen [vajtjen], hap kanalet e mbyllura dhe liron gazrat”.
Mënyra: Filxhanit të kafes apo gotës së çajit i shtohen tri pika të vajit të kokrrës së zezë.
21. Për shërimin e jashtëqitjes: Një jogurti i qitet një lugë e madhe me vaj të kokrrës së zezë dhe pihet. Kjo terapi merret derisa të humbet jashtëqitja krejtësisht në periudhën prej tri ditësh.
22. Për shërimin e dobësimit seksual: Bluhen 200 gr. prej kokrrës së zezë mirë me vaj të ullirit dhe i shtohen këto materie: 100 gr arab, luban mashkullor - të bluar [lloj gome apo guri, që nxirret prej disa bimëve, i cili përtypet si çamçakëz dhe nuk përbihet], 50 mil vaj të kokrrës së zezë, 50 mil vaj ulliri dhe 200 ml mjaltë të kulluar.
Të gjitha këto përzihen dhe duhet ngrënë një lugë prej këtij komponimi me çdo racion ushqimi.
23. Për stimulimin e sasisë së urinës, gjakut menstrual dhe qumështit: Ibnul Kajjimi ka thënë:
“Nëse ndrydhet [bluhet] kokrra e zezë, brumoset me mjaltë, shkrihet pastaj me ujë të nxehtë dhe pihet, ndihmon në rritjen e sasisë së urinës, gjakut të menstruacionit dhe qumështit po nëse konsumohet shumë ditë”.
Mënyra tjetër: Lyhet kocka publike [e mbi vetës] me vaj të kokrrës së zezë, të ëmbëlsuar me mjaltë,
çdo ditë para gjumit.
24. Për shërimin e shpinës dhe dhembjeve të nyejve [reumatizmit]:
Ngrohet mesatarisht vaji i kokrrës së zezë dhe në vendin e dhembjes bëhet masazh e fortë me vajin e ngrohur.
Krahas kësaj pihet një lugë e madhe e vajit të kokrrës së zezë tri herë në ditë.
Mënyra tjetër: Mjalti i përzier me vaj të kokrrës së zezë pihet. Ky komponim i largon dhimbjet e nyejve.
25. Për shërimin e [varrave] plagëve të rënda dhe të lehta: Një grusht me kokrra të zeza vlohet në një enë me ujë, pastaj me kokrrat e vluara mbulon plagën për 15 minuta ose më tepër, duke lëvizur vendin e saj vetvetiu.
Pas kësaj, para se të flejë, lyhet plaga me vaj të kokrrës së zezë duke mos e lidhur as shtrënguar me diç.

26. Shpejton ngjitjen e thyerjeve: Gjella e përgatitur prej thjerrëze [lloj groshe e quajtur në arabisht ades], qepe, vezëve të ziera dhe një lugë të madhe të pluhurit [pudrës] së kokrrës së zezë.
Në anën tjetër duhet bërë masazh vendet e afërta me ashtin e thyer që e pasojnë fashën [gjipsin] me vaj të kokrrës së zezë. Pas heqjes së gjipsit nga vendi i lënduar, lyhet vendi me vaj të ngrohur të kokrrës së zezë dhe bëhet masazh.
27. Për forcimin e eshtrave të butë dhe paralizës së fëmijëve: Në një dhomë të ngrohtë, fëmija i zhveshur krejtësisht, shpërthehet lehtë me thera të peshkut duke i bërë masazh më pas me vaj të kokrrës së zezë dhe duke e pirë tri herë në ditë nga një lugë të vajit të peshkut.
28. Për ndërprerjen e rënies së flokëve: Duhet ta lyesh lëkurën e kokës me limon duke përfshirë gjithë kokën.
Dhe në atë gjendje duhet të qëndrosh 15 minuta.
Pastaj laje kokën me ujë dhe shampon. Kur ta përfundosh larjen, tere kokën mirë dhe lyeje me vaj të kokrrës së zezë tërë lëkurën e kokës. Në këtë mënyrë vazhdo një javë dhe nëse donë Allahu, do të ndërpritet përfundimisht rënja e flokëve.

29. Për shërimin e zgjebes: Një lugë me kokrra të zeza të ndrydhura, një filxhan me uthull të butë dhe një lugë e vogël me lëng të hudhrës, të gjitha këto përzihen dhe me këtë konponim lyhet vendi me zgjebe, pasi të jenë larguar qimet e vogla përreth dhe pasi të jetë ngacmuar [prerë] zgjeba.
Pastaj lidhet vendi i lyer dhe lihet ashtu i lidhur prej mëngjesit deri në mbrëmje.
Lyhet me vaj të kokrrës së zezë gjatë një jave.
30. Për shërimin e urdhjes [sëmundje e lëkurës]: Pjesa e përfshirë me urdhje, lyhet me vaj të kokrrës së zezë çdo ditë.



31. Për shërimin e hurdhave [likeneve] dhe të gjitha llojeve të tyre: Marrim një gotë me kokërr të zezë të ndrydhur,
një gotë me uthull të mollës dhe një gotë me vaj të kokrrës së zezë.
Së pari vlohet uthulla e mollës, pastaj i shtohet gota me kokërr të zezë dhe përzihet derisa të shteret njëra në tjetrën. Me këtë materie lyhet pjesa e sëmurë në afat prej një jave.
32. Për shërimin e lythave: Lyhet lythi me fletë të burdullakut [bot.] dhe pasi të teret lyhet me vaj të kokrrës së zezë. Kështu vepron 15 ditë, duke pirë tri herë gjatë kësaj periudhe nga një lugë të vogël me vaj të kokrrës së zezë.
33. Për shërimin e vitiligos [sëmundje e lëkurës] dhe gërbulës - lebrës: Ibnul Kajjimi ka thënë:
Kokrra e zezë është e dobishme kundër gërbulës. Nëse kokrra ndrydhet me uthull dhe pastaj lyhet me të gërbula, vitiligoja e zezë [sëmundja e lëkurës që e bënë lëkurën e zezë ose e qëron dhe e zverdhë] dhe zbokthi i trashë,
bënë dobi dhe i shëron këto.
34. Për shërimin e akneve [puçrrave]: Një gotë me kokrra të zeza dhe gjysmë gote me lëvore të shegës ndrydhën në një enë. Pasi të ndrydhën përzihen me një gotë uthull të mollës. Ky komponim i fituar ngrohet deri në temperaturën sa mund t’i përballojë lëkura e të sëmurit. Pastaj materia e nxehtë e përfituar përzihet me masë të barabartë të vajit të kokrrës së zezë dhe lyhen pastaj aknet dhe lythat.

35. Për shërimin e sëmundjeve të lëkurës në përgjithësi: Duhet të kompozohen sasitë e barabarta të vajit të kokrrës së zezë dhe vajit [lëngut] të trëndafilit dhe sasia e dyfisht e miellit të grurit [p.sh 100 ml vaj + 100 ml vaj + 200 gr miell]. Vendi i sëmurë pastrohet mirë me materien e përfituar dhe në mëngjesin e hershëm drejtohet kah rrezet e diellit. Preferohet që gjatë murimit, i sëmuri të heq dorë nga ushqimet që shkaktojnë alergji si: veja, peshku, mango etj.

36. Për shërimin e dermatistit [ikzimeve] - pezmatimit akut të lëkurës: Vendi i pezmatuar lyhet me vaj të kokrrës
së zezë.

37. Për shërimin e gjendjeve të nervozizmit: Në filxhanin me kafe apo me çaj i qesim 5 pika të vajit të kokrrës së zezë.

38. Për shërimin e kancerit lokalal: Vendi i sëmundjes lyhet me vaj të kokrrës së zezë tri herë në ditë dhe pas ushqimit merret lëngu i karotës i përzier me një lugë të kokrrës së zezë të ndrydhur në afat prej tre muajsh.

39. Për shërimin e sëmundjes së sheqerit: Një gotë me kokërr të zezë të ndrydhur, një lugë me kopër [bot. Bimë aromatike, përdoret për gjella] të njomë, gjysmë gote me kokërr të krenit të egër [perime që ka fara djegëse, arab. Habbur-reshad], një gotë me lëvore të bluara të shegës, një gotë me fara të bluara këto përdorën së bashku me vaj të kokrrës së zezë kur është tesëll.

40. Për shërimin e sëmundjeve gjinekologjike dhe obstetrike: Jensonit [lloj marulle] të vluar dhe të ëmbëlsuar me mjaltë, i shtojmë një lugë të vogël me vaj të kokrrës së zezë dhe pihet 5 herë në ditë gjatë periudhës prej 40 ditësh. Preferohet përdorimi i vajit të kokrrës së zezë me çdo pije të nxehtë për të gjitha sëmundjet gjinekologjike.

41. Për pastrimin e kthjelltësisë së fytyrës: Përziej një lugë të vajit të kokrrës së zezë me një lugë të vajit të ullirit dhe lyeje fytyrën me të. Qëndro në atë gjendje për një orë, pastaj laje fytyrën me ujë dhe sapun.

42. Për aktivizimin e mendjes dhe shpejtimin e memories: Vlohet mendra [bima e nënës], ëmbëlsohet me mjaltë dhe i shtohet një lugë e vogël me vaj të kokrrës së zezë. Ky çaj i përfituar pihet i ngrohtë.

43. Për evitimin e plogështisë: Një lugë e mesme [ e sheqerit] me vaj të kokrrës së zezë, qitet në një gotë lëng portokalli. Kjo pije pihet kur është esëll për çdo ditë. Kjo terapi zgjatë 10 ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mrekullit e Fares se Zezë HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Habet sevda - Fara e zeze

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zëri Islam :: Tema islame :: Mjekesia e te derguarit s.a.u.s-
Kërce tek: