Kujtimi Admin
Numri i postimeve : 163 Pikët : 523 Allahu të shpërbleftë : 4 Join date : 31/08/2010 Age : 33 Location : Prizren
| Titulli: Francë: shkollat publike ballafaqohen me kërkesa fetare Sun Oct 31, 2010 4:21 am | |
| Francë: shkollat publike ballafaqohen me kërkesa fetare
Nxënësit muslimanë dhe prindërit e tyre në shkollat publike franceze gjithnjë e më tepër i paraqesin kërkesat e tyre fetare
Prandaj mësimdhënësit iu duhet të fillojnë me sqarimin e parimeve laike të vendit, qëndron në raportin zyrtarë. ‘Këshilli i Lartë për Integrim’ (HCI) raporton për problemin në rritje me nxënësit emigrant që kanë vërejtje rreth ligjëratave rreth holokaustit, kryqëzatave apo evolucionit, kërkojnë ushqim hallall dhe "nuk e pranojnë kulturën franceze dhe vlerat e saja.” “Është shumë vështirë që profesorët t’i rezistojnë presioneve fetare”, qëndron në raportin i cili këtë fundjavë u botua në 'Journal du Dimanche'. Raporti përfundimtarë pritet të botohet muajin e ardhshëm. Në raport, i cili shqyrton një spektër të gjerë çështjesh me të cilat ballafaqohen nxënësit emigrant, nuk janë përmendur kurrfarë shifrash që lidhen me fenë.
Mësimdhënësit shpeshherë ballafaqohen me vërejtje kur ligjërojnë për religjionet botërore, holokaustin, luftën franceze në Algjeri, ose diskutojnë për ngjarjet në Izrael dhe Palestinë, ose aksionet amerikane në vendet muslimane, thuhet në studim. “Mësimdhënësit rregullisht kanë probleme sepse prindërit musliman refuzojnë që fëmijët e tyre të mësojnë për krishterimin, thuhet në raport.”
www.islamgjakova.net
| |
|